Një kampion bote pozitiv, Barcelona tronditet pak minuta para sfidës në Champions

schedule19:38 - 14 Gusht, 2020

schedule 19:38 - 14 Gusht, 2020

Tjetër lojtar me koronavirus te Barcelona. Pak ditë më parë rezultoi pozitiv Jean-Clair Todibo, ndërsa sot është regjistruar rasti i radhës. Sërish mbrojtës dhe ai është Samuel Umtiti, i cili fitoi Botërorin me Francën verën e vitit 2018.

Lajmi është konfirmuar nga klubi katalanas nëpërmjet një postimi në Twitter. 26-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, nuk ka fare simptoma dhe është izoluar menjëherë sapo u mësua përgjigja e testit.

Klubi katalanas ka informuar autoritetet kompetente sportive dhe shëndetësore, teksa i janë nënshtruar testeve të gjithë lojtarët që kanë pasur kontakte me francezin.

Një lajm që krijon shqetësim dhe panik te Barcelona, që në orën 21:00 zhvillon në Champions League ndeshjen çerekfinale kundër Bayern Munchen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!