Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se takimi i Ushaingtonit, Kosovë-Serbi që do të mbahet më 2 shtator është rikonfirmim se SHBA është e angazhuar në këtë proces.
Ai tha se, takimi në Uashington, më 2 shtator, një lajm i pritur, i cili rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut.
“Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mirënjohëse për tërë përkrahjen e saj. Roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën”, ka thënë Mustafa.