Vajushi mbetet në Rumani, rinovon kontratën me FC Petrolul Ploiesti

schedule16:18 - 14 Gusht, 2020

schedule 16:18 - 14 Gusht, 2020

Armando Vajushi u transferua te skuadra FC Petrolul Ploiesti janarin e këtij viti. Një gol shënoi në dy ndeshje të luajtura 28-vjeçari shkodran, teksa sot ka rinovuar kontratën me klubin e divizionit të dytë të futbollit rumun.

Sezonet e fundit nuk kanë qenë pozitive për sulmuesin e majtë, i cili numëron 6 ndeshje dhe një gol të shënuar me kombëtaren e Shqipërisë. Dëmtimet kanë ndikuar për keq, por tani është gati të riniset dhe të shfaqë potencialin që ka.

Vajushi ka firmosur kontratën e re deri në verën e vitit të ardhshëm me FC Petrolul Ploiesti, që i uron lojtarit shqiptar fat në postimin e bërë në faqen zyrtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!