Emil Roback është i Milanit, zyrtarisht. Klubii Hammarby, në Suedi, ka dalë më një njoftim dhe bën me dije se është arritur marrëveshja me kuqezinjtë për ta transferuar 17-vjeçarin në klubin e Serie A.
“Hammarby ka rënë dakord me AC Milan për një transferim të Emil Roback,Talenti 17-vjeçar lë ekipin tonë dhe e vazhdon karrierën në një nga klubet më të mëdha në botë.
I urojmë fat Emil dhe do të jetë interesante të ndjekim zhvillimin e vazhdueshëm të një talent kaq të madh te Milani”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e bërë nga Hammarby, klub në të cilin Zlatan Ibrahimovic zotëron gjysmën e aksioneve.
Klubi suedez bën me dije se dëshira ishte që ta mbanin sulmuesin e të luante më shumë me ekipin e parë, por oferta e Milanit ishte mjaft e mirë. Mediat në Itali kanë raportuar për një transferim që ka kushtuar rreth 2 milion euro. / abcnews.al
Hammarby är överens med @acmilan om en övergång för den 17-årige offensiva talangen Emil Roback.
– Vi är väldigt stolta över att vi får till en så här stor övergång för en spelare från vår akademiverksamhet, säger sportchef Jesper Jansson. Läs mer ⤵️ #Bajen
— Hammarby Fotboll (@Hammarbyfotboll) August 14, 2020