Koreja e Veriut nuk ka raportuar asnjë rast të ri të konfirmuar me koronavirus.
Udhëheqësi i Koresë së veriut Kim Jong Un njoftoi se ka hequr bllokimin tre javor në qytetin Kaesong.
Po pavarësisht kësaj ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat.
Koreja e Veriut vendosi masa të ashpra në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19 dhe muajin janar mbylli kufijtë duke u bërë vendi i parë në botë që mori këtë vendim.
Ndërkohë Koreja e Jugut shënoi 103 raste të reja, numri më i madh i rasteve të regjistruara që prej 31 marsit.
/abcnews.al/

