Video/ Dy shpërthime gjatë natës në Vlorë, banorët të tronditur

schedule08:14 - 2 Maj, 2018

schedule 08:14 - 2 Maj, 2018

Dy shpërthime të fuqishme tritoli kanë ndodhur orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Sipas të dhënave të policisë, fatmirësisht nuk ka patur të plagosur në të dyja ngjarjet.

Janë pamjet pas shpërthimit të tritolit në sheshpushimin e katit të pestë të këtij pallati, shumë pranë policisë.

Banorët e lagjes “Lirim” në Vlorë u zgjuan trembshëm nga zhurma e fuqishme. Muret e dy kateve u plasaritën, dyer e dritare të thyera.

Nuk dihet shenjestra, por dyshohet se sasia e eksplozivit ishte vendosur pranë derës së 30-vjeçarit Fatjon Baka, një tregtar i vogël në Vlorë. Nëna e tij u trondit dhe u dërgua në spital.

Fqinjët gjithashtu u frikësuan. Edhe shtëpitë e tyre u dëmtuan. Shpërthimi ishte i madh.

“Kur hymë ne pamë derën në tokë. Ishte thyer dera dhe xhami i banjës ishte thyer. Asaj plakës nga kati i gjashtë nga trauma morën ambulancën edhe e shtruan në spital e nuk e di ç’kanë bërë. Djali i saj e shoqëroi. Shpërthimi ishte shumë i fortë. Unë u ngrita përpjetë”, u shpreh një nga banorët i tronditur.

Vetëm 40 minuta më voneë një tjetër shpërthim tritoli në Vlorë. Kësaj here, në oborrin e shtëpisë së një 69-vjecari pranë bashkisë së qytetit, në lagjen “15 tetori”.

Nuk dihen shkaqet, por policia dyshon se shenjestra ishte djali i tij, E.C., i kapur më parë për trafik të lëndëve narkotike në Itali. Ai ishte arrestuar në 16 Shkurt të një viti më parë gjatë një aksioni në Itali, por aktualisht është i lirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!