Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rënë dakord për të normalizuar marrëdhëniet, ka njoftuar Presidenti amerikan Donald Trump.
Në një deklaratë të përbashkët Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Princi i Kurorës së Abu Dhabi Mohammed bin Zayed thanë se ata shpresonin se “kjo do të përparojë paqen në Lindjen e Mesme”.
Në sajë të kësaj marrëveshje, Izraeli do të pezullojë planet e saj për të aneksuar pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor.
Deri më tani Izraeli nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike me asnjë nga vendet arabe.
Sidoqoftë, shqetësimet e përbashkëta për ndikimin e Iranit në këtë rajon kanë lidhur disa herë kontakte jozyrtare midis tyre.
יום היסטורי ?? https://t.co/4mD6DzoTvE
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) August 13, 2020
Si përgjigjje ndaj njoftimit të presidentit Trump, Netanyahu ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter: “Ditë historike”.
Në javët e ardhshme delegacionet nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të takohen për të nënshkruar marrëveshje bilaterale në lidhje me investimet, turizmin, fluturimet direkte, sigurinë, telekomunikacionin, teknologjinë, energjinë, kujdesin shëndetësor, kulturën, mjedisin si dhe krijimin e ambasadave reciproke.
Vendet do të bashkohen gjithashtu në SHBA për “Axhendën Strategjike për Lindjen e Mesme”, sipas deklaratës së përbashkët.
Udhëheqësit thanë se ata kanë një këndvështrim të ngjashëm në lidhje me kërcënimet në rajon, si dhe një angazhim të përbashkët për promovimin e stabilitetit përmes angazhimit diplomatik, rritjen e integrimit ekonomik dhe sigurisë./abcnews.al