Bizneset shqiptare financime të ulëta gjatë pandemisë, BSH: Vendet e BE, nivel disa herë më të lartë

schedule17:02 - 13 Gusht, 2020

schedule 17:02 - 13 Gusht, 2020

Nga Erblina Mile

Qeveria shqiptare ka dhënë një mbështetje më të vogël financiare për bizneset gjatë periudhës së pandemisë. Banka e Shqipërisë ka bërë një analizë të efekteve të mbështetjes së bizneseve me kredi  dhe thekson se aplikimi i skemave të garancisë sovrane në vendet e rajonit dhe në Bashkimin Europian ka qenë më intensiv.

në një këndvështrim krahasues për vendet e rajonit, vihet re se qeveritë kanë prezantuar një paketë të garancisë sovrane mesatarisht rreth 2% të pBB-së ndërsa Shqipëria rezulton nën 2%. Serbia dhe Mali i Zi janë vendet që e kanë raportin mbi këtë mesatare, rreth 4.4% dhe 2.7% përkatësisht. Ndërkohë në vendet e zhvilluara të Evropës, fondet e vëna në dispozicion nga qeveria për garanci.

sovrane  arrin në 12% e pBB-së, ndërsa për vendet e tjera të Be-së më pak të zhvilluara  si Polonia ky raport është rreth 8.5%.

Në Shqipëri u aplikuan dy skema  e para  11 miliardë lekë e cila do t’u akordohej bizneseve nga bankat e nivelit të dytë, me qëllim mbulimin e shpenzimeve për pagat e punonjësve. Ndërsa paketa e dytë financiare e miratuar për  bizneset ishte 15 miliardë lekë, e cila mund të gjejë përdorim si në mbulimin e nevojave për kapital qarkullues, ashtu edhe për investime. Por edhe nga këto dy skema janë lëvruar vetëm 38 % e totalit pasi bizneset nuk treguan interes për shkak të kushteve të vendosura.

Ndërkohë një tjetër mbështetje për bizneset ka qenë edhe shtyrja e  kësteve të kredive nga e cila kanë përfituar bizneset që operojnë në sektorin e shërbimeve dhe atë të turizmit, të cilët janë dhe sektorët me rënien më të madhe të aktivitetit ekonomik gjatë kësaj periudhe.

Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë ndikimi financiar i kësaj mase është rreth 23.3 miliardë lekë likuiditet të çliruar për bizneset, ose rreth 11% e fondit të pagave që paguajnë bizneset gjatë një viti. ndërkohë, për individët vlerësohet një likuiditetit më i ulët i çliruar, rreth 3.5 miliardë lekë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!