Në orët e para të mëngjesit në Fushë-Krujë ka rënë zjarr në fabrikën e prodhimit të paletave pranë Urës së Gjoles.
Gazetari Ahmet Zani tha për “ABC News” se zjarri ka rënë në fabrikën në pronësi të shtetasit me iniciale A. Ç. dhe mësohet se ka rënë rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Nga zjarri në fabrikën në Fushë-Krujë raportohet se janë djegur dhjetëra m3 lëndë drusore, po ashtu rrezikohej një familje si dhe disa biznese aty afër.
Pronari i fabrikës është marrë në pyetje nga policia për të deklaruar shkaqet dhe dyshimet në lidhje me zjarrin.
Sakaq sipas pronarit zjarri mendohet se ka qenë i qëllimshëm dhe ishte i vendosur ne 4 pozicione të fabrikës.