9 milion euro të arkëtuara. Një histori si në përralla kjo e Lokomotiv Zagreb, që brenda një sezoni ia ka dalë të arkëtojë një shumë të madhe nga transferimet e futbollistëve të saj më të mirë. Dy milion euro për Lirim Kastratin, 1.8 milion euro për Myrto Uzunin dhe 1.2 milion euro për Jakic.
Klubi kroat ka thyer rekordin me Ivo Grbic, portierin 24-vjeçar që ka spikatur këtë sezon me Lokomotivën. “24sata.hr” raporton se ai ka nënshkruar për katër vite me Atletico Madrid, ndërkohë që klubi kroat përfiton 4 milion euro. Me bonuse përfitimet shkojnë në 6 milion euro.
Kurrë nënkampionët e Kroacisë nuk kanë bërë marrëveshje të tilla dhe tashmë janë një shembull. Ata ia kanë dalë ta bindin Grbic të luajë në kupat e Europës dhe më pas të shkojë në Spanjë, për të kaluar fillimisht vizitat mjekësore dhe më pas për t’u zyrtarizuar. /abcnews.al

