Futbolli kroat në zi. Një djalosh i talentuar, Luka Lucic, është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike. 16-vjeçari është përplasi nga treni, në tentativë për të kaluar hekurudhën.
Pavarësisht tentativës së drejtuesit të trenit për të ndalur, si dhe për ta paralajmëruar adoleshentin, aksidenti nuk është shmangur dot dhe hekurudha është mbyllur për disa orë.
Plagët e marra ishin të rënda dhe pavarësisht se Lucic u transportua me helikopter në spital, nuk ia doli të mbijetonte.
Federata Kroate e Futbollit ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për të afërmit e djaloshit, i cili ishte pjesë e klubit gjerman të Stuttgarter Kickers.
Kohët e fundit ai ishte ftuar nga Kroacia U17 dhe në muajin shkurt ishte në Spanjë, gjatë një zbori ku u zhvilluan tre ndeshje miqësore kundër Norvegjisë, Gjeorgjisë dhe Polonisë. /abcnews.al