Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

11 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

schedule15:04 - 12 Gusht, 2020

schedule 15:04 - 12 Gusht, 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar të dhënat për COVID-19 për 24 orët e fundit.

Siç njofton IKSHP brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 11 persona.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.



Gjithashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 205 raste të reja me COVID-19 derisa 163 persona janë shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 521 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.

Numri total i rasteve pozitive deri tani ka shkuar në 10 mijë e 795 raste nga 42.136 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!