Super goditja: City arrin akordin me agjentin shqiptar, feston Guardiola

schedule10:58 - 12 Gusht, 2020

schedule 10:58 - 12 Gusht, 2020

Pep Guardiola nuk mjaftohet me Nathan Ake dhe kërkon një tjetër mbrojtës. Drejtuesit e Manchester City do ia plotësojnë dëshirën dhe janë afër blerjes së një prej qendrave më të mira në planet.

Flasim për Kalidou Koulibay, senegalezin e Napolit. Gazetari i njohur i Gazzetta dello Sport dhe eksperti i merkatos, Nicolo Schira raporton se klubi anglez ndodhet në bisedime të avancuara me Fali Ramadanin, agjentin e 29-vjeçarit, me të cilin po diskuton detajet e fundit.

Koulibaly e pret një ofertë 5-vjeçare me një rrogë prej 10 milion eurosh në sezon, teksa tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me Aurelio De Laurentiis, presidentin e Napolit që kërkon minimalisht 80 milion euro për të lënë të lirë mbrojtësin potent. /abcnews.al