Goditje e dyfishtë e Tares, një kampion bote dhe një bomber dardan për Inzaghin

schedule22:36 - 11 Gusht, 2020

schedule 22:36 - 11 Gusht, 2020

Lazio do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe Igli Tare po punon për të përforcuar kontingjentin e ekipit të Simone Inzaghit. Dhurata e madhe e drejtorit sportiv është David Silva. Fantazisti do të largohet me parametra zero nga Manchester City sapo të mbarojë Champions League.

Karriera e 34-vjeçarit spanjoll pritet të vazhdojë në Serie A dhe marrëveshja zyrtare me bardhekaltrit është çështje kohe. Biondi vlonjat ka arritur parimisht akordin me agjentin e lojtarit ofensiv dhe kanë mbetur për t’u zgjidhur vetëm disa detaje të vogla.

Sportmediaset raporton se brenda 2-3 ditëve të ardhshme, do të vijë firma e David Silva, i cili do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Lazion. Tare po punon paralelisht edhe për afrimin e Vedat Muriqit.

Marrëveshja me Fenerbahcen është arritur për shumën e 16 milion eurove+bonuse dhe bomberi nga Prizreni, autori i 17 golave në sezonin e fundit, do të zbarkojë shumë shpejt në Romë dhe do të formojë sulmin e ekipit italian bashkë me Ciro Immobilen. /abcnews.al