Lothar Matthaus vazhdon të flasë për sfidën Barcelona-Bayern Munchen. Kjo është ndeshja më e fortë e fazës çerekfinale në Champions League dhe dy ekipet do të ndeshen mes tyre të premten e 14 gushtit në Estadio da Luz të Lisbonës.
Legjenda gjermane, i cili shkaktoi polemika me deklaratën e para disa ditëve, aty ku u shpreh se Barcelona mund të kualifikohet vetëm nëse Bayerni bën shumë gafa, tani është ndalur te lojtari më i mirë në botë në deklaratën e dhënë për SportBild.
“Në sfidën çerekfinale midis Barcelonës dhe Bayern Munchen, Leo Messi do të përballet me pasardhësin e tij si futbollisti më i mirë në planet, Robert Lewandowskin. Goleadori i ekipit bavarez është futbollisti më i miri sipas mendimit tim, jo vetëm sulmuesi më i mirë“, deklaron Matthaus. /abcnews.al