Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i pyetur nga gazetarët në Korçë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar para vendimit për çeljen e negociatave ka deklaruar se duhet kohë për veprime konkrete. Sipas tij KE ka vlerësuar pozitivisht arritjet e deritanishme, ndërsa muajt në vijim priten rezultate konrekte për këto veprimtari kriminale. Deklaratat ministri i bëri para një takimi me efektivët e policisë së Korçës.
Xhafaj: “Korrupsioni dhe krimit i organizuar nuk është një çështje që goditet me fushatë, as një cështje orësh apo ditësh, por janë të dyja vepra penale, ajo lloj veprimtarie kriminale që këkron një punë shumë të vështirë për ta identifikuar e provuar si të tillë, por nga rezultatet, për të gjithë jo thjesht ajo që thotë KE është e zeza mbi të bardhë dhe vlerësimet për atë që po bëhet në këtë fushë janë pozitive. Ka vend për më shumë dhe ne jemi të angazhuar. Ne do dëshmojë jo thjesht punë e angazhim ,por edhe rezultate konkrete edhe në muajt që do vijnë”./abcnews.al