Pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi, ka humbur betejën me koronavirusin. Ai është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.
Lajmin e kanë dhënë miqtë e tij në rrjetet sociale të cilët shprehin hidhërim për ndarjen e tij nga jeta në moshë të re.
Ata thonë se Qerimi ishte futur në intubim ditën e djeshme në një prej spitaleve COVID, por nuk ia doli dot duke mbyllur sytë përgjithmonë këtë të hënë.
“Shume te dashur, me shume hidherim jap kete lajm, vellain yne ne Krishtin, profesor dhe pastor Klement Qerimi ka nderruar jete pas intubimit te tij dje ne darke per shkak te covid-19.
Neser në 14:00 bëhet ceremonia mortore në Sharre! Gjithe Lutjet dhe dhembushuria e Perendise per Anilen dhe dy femijet e tij”, shkruan miku i tij.
Në tërmetin e 26 nëntorit, Qerimi humbi shikimin, pasi u shpreh se teksa po dilte nga banesa mobiliet i kishin rënë në retinën e syrit të djathtë./abcnews.al