Edhe pse kanë kaluar 60 ditë nga përfundimi i procesit gjyqësor për Velieren gjyqtari i çështjes Ergys Gashi ende nuk ka zbardhur vendimin. Për këtë arsye Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi që ky rast të verifikohet nga KLD, sepse po pengohet rruga ligjore për këtë çështje.
Ergys Gashi, relatori i trupit gjykues në gjykatën administrative, i cili gjykoi çështjen Veliera do t’i nënshtrohet verifikimit nga Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi nuk zbardhi vendimin brenda afatit të përcaktuar. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nga Durrësi ku zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” tha se ka kërkuar që të verifikohet rasti.
Gjonaj: “Në bazë të kompetencave që ka, ministri i Drejtësisë i është drejtuar Inspektoriatit të Këshillit të Lartë Drejtësisë për inspektimin dhe verifikimin e rastit. Presim rezultatet e raportit të Inspektoriatit të KLD-së dhe pas kësaj ministri i Drejtësisë do të propozojë masat sipas përcaktimeve ligjore të reja”.
Kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako tha se duhet të marrin masa që të zhbllokohet rruga ligjore për këtë çështje.
Dako: “Pa çuar dosjen në sekretari nuk munddet që Bashkia të bëjë apelim, sekretaia e përcjell në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë dhe atje pasi njihet me dosjen, hap procedurën”.
Kur kanë kaluar më shumë se 60 ditë nga përfundimi i procesit gjyqësor për veliera, gjygjtari ergys gashi ende nuk ka zbardhur vendimin . Në këto kushte palët, Bashkia Durrës dhe shoqëria civile kanë pengesë ligjore për ta ankimuar në Gjykatën e Apelit.
abcnews.al