Detyroi shoferin serb të vendosë muzikë shqip, modeles shqiptare i ndodh e papritura

schedule11:54 - 10 Gusht, 2020

schedule 11:54 - 10 Gusht, 2020

Lorena Haliti është një ndër modelet më të suksesshme shqiptare. Bukuroshja e cila jeton dhe vepron prej kohësh në Shtetet e Bashkuara, së fundmi është përballur me një situatë të pakëndshme me kompaninë “Uber”.

Teksa ka qenë duke udhëtuar me një taksi Uber, modelja i ka kërkuar shoferit të kompanisë të vendosë disa këngë shqiptare. Por shoferi me origjinë serbe nuk e ka pritur mirë kërkesën e saj, dhe ka i dërguar një ankesë kompanisë, duke i krahasuar shqiptarët me nazistët dhe pjesëtarë të Klanit KKK.

Shoferi ka shkruar se modelja i kishte kërkuar të lëshonte muzikë të një populli që “ata i ka shkelur dhe masakruar”. Pas kësaj ngjarjeje, kompania ka bllokuar menjëherë llogaritë e modeles në “Uber” dhe “UberEats”.

Nuk hesht më. @Uber shoferi juaj serb paraqiti një ankesë thjesht se kërkova të dëgjoj muzikë shqiptare gjatë udhëtimit tim. Po vazhdoni të mbështesni Ksenofobinë dhe racizmin etnik duke më ndaluar mua pa asnjë hetim të mëtejshëm. Kjo është e pështirë dhe e patolerueshme.”, ka shkruar modelja në twitter.

Megjithëse Lorena ka kërkuar sqarimin e kësaj çështjeje me kompaninnë, ende nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ajo është shprehur se kompania në fjalë po mbështet racizmin etnik, duke e bllokuar gjithashtu edhe pa asnjë hetim. /abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

Sticks and stones may break my bones but words can’t change history ❤️

A post shared by Lorena Haliti (@lorenahaliti) on