Nevojitet një qendërmbrojtës, Jurgen Klopp e gjen te “Blutë e Londrës”

schedule23:17 - 9 Gusht, 2020

schedule 23:17 - 9 Gusht, 2020

Liverpool po kërkon një qendërmbrojtës në merkato dhe Jurgen Klopp e ka një ide. Një lojtar që i pëlqen shumë trajnerit gjerman është Antonio Rudiger, patrioti i tij që është pjesë e Chelsea.

Mediat angleze konfirmojnë interesimin e “The Reds” për 27-vjeçarin, i cili numëron 30 ndeshje dhe një gol me kombëtaren e “Pancerave”.

Negociatat nuk kanë nisur akoma, kampionët e Anglisë po përgatisin një ofertë për shërbimet e Rudiger, i cili mund të luajë edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes kur është e nevojshme.

 

Rudiger në një dyluftim me Sadio Mane

Chelsea ka shpenzuar shumë këtë merkato dhe do të vijojë të mos kursehet, por nuk përjashtohen edhe largime. Klubi londinez nuk është kundër shitjes së lojtarit me origjinë nga Sierra Leone dhe po pret propozimin që do vijë nga “Anfield”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!