Aventura e Napolit në Champions League u mbyll në raundin e 1/8-ve. Gennaro Gattuso kishte shumë besim se djemtë e tij mund të eliminonin Barcelona, por Messi me shokë shënuan tri herë, fituan 3-1 dhe siguruan kalimin më tej (1-1 ndeshja e parë).
Trajneri i ekipit italian foli pas ndeshjes për Sky Sport, ku ndër të tjera tha: “Keqardhja është e madhe. Pësuam tre gola të pabesueshëm dhe patëm një ‘black-out‘ për gjysmë ore. Djemtë luajtën ndeshjen e tyre më pas dhe e vendosëm në vështirësi Barcelonën.
Për dhjetë minuta nuk i lejuam të dilnin nga zona e tyre. Duhet të përmirësohemi edhe më shumë nëse duam të bëhemi lojtarë të rëndësishëm. Kishim dyfishin e rasteve krahasuar me ta. Jam shumë i kënaqur me lojën e ekipit tim.
Në pjesën e dytë u vu re lodhja fizike. Setien? Ai e di se e kam ndjekur për dy vite radhazi. Ka një metodikë pune të jashtëzakonshme. E kam çakorduar disi këtë periudhë. Bëj shaka, e shohim futbollin në të njëjtën mënyrë“, deklaron Gattuso. /abcnews.al