Juventusi nuk dëshiron të humbasë kohë dhe është afër zgjedhjes së pasardhësit të Maurizio Sarrit në pankinë. Zgjedhja e drejtuesve të kampionëve të Italisë, është Andrea Pirlo, i cili pak ditë më parë mori drejtimin e skuadrës U-23.
Ish-mesfushori i madh italian, ka vendosur të nisë karrierën e trajnerit, por nuk ka debutuar akoma në stol. Diçka e tillë mund të ndodhë te “Zonja e Vjetër”, që është pranë zyrtarizimit të një vendimi të guximshëm.
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) August 8, 2020
Mauricio Pochettino ka shumë kërkesa, Simone Inzaghi, Zinedine Zidane dhe Roberto Mancini janë nën kontrata, kështu që Pirlo është zgjidhja befasuese për momentin. Mediat italiane raportojnë se gjithçka ka marrë fund, 41-vjeçari ndodhet në zyrat e klubit duke diskutuar detajet e fundit dhe do të jetë trajneri i ri i Juventusit. /abcnews.al
La #Juventus ha scelto #Pirlo dopo l’esonero di #Sarrihttps://t.co/TX5wluiZVr
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 8, 2020