E zbulon GDS: Milani akord me një ish, duhen 20 milion euro

schedule11:59 - 8 Gusht, 2020

schedule 11:59 - 8 Gusht, 2020

Tiemoue Bakayoko mund të rikthehet te Milani, pas aventurës së fundit në Francë me skuadrën e Monaco. Mesfushori qendror ishte pjesë e kuqezinjve para dy vitesh dhe u kthye në një lojtarë të rëndësishëm në mesfushë, por klubi italian nuk mund të paguante 40 milion për kartonin e tij.

Tashmë Milani ka nisur bisedimet dhe Gazzetta dello Sport shkruan dhe ka akord me Bakayoko. Mesfushori raportohet se i ka thënë “OK” kuqezinjve dhe ka rënë dakord edhe për pagën: 3 milion euro në sezon plus bonuse. Madje ai është gati edhe ta ulë edhe më shumë pagën.

Milani duhet të gjejë marrëveshjen me Chelsea, që kërkon 20 milion euro për kartonin e Bakayoko. Momentalisht më shumë flitet për një tjetër huazim, sigurisht me opsionin që italianët të kenë mundësinë e blerjes në fund të sezonit të ardhshëm. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!