Dysheku me nano-grimca zgjidhja, si Messi po përballet me koronavirusin

schedule11:38 - 8 Gusht, 2020

schedule 11:38 - 8 Gusht, 2020

Lionel Messi e ka gjetur zgjidhjen për koronavirusin dhe te Barcelona mund të jenë të qetë, pasi ylli i tyre vështirë se mund të infektohet. Ylli argjentinas ka vendosur të blejë një dyshek të veçantë, me nano-grimca që e eliminojnë COVID-19 në 99% të rasteve.

Tec Moon ka vendosur të prodhojë “viruclean” dhe Saul Niguez është futbollisti i cili po e reklamon atë në botën e sportit. Kështu, Messi e ka blerë atë dhe e ka provuar personalisht atë. Nëse një person që e ka marrë COVID-19, fle në dyshek, mekanizmi i tij e eliminon virusin dhe kështu nuk ka mundësi që dikush tjetër të infektohet.

Duke parë rezultatet e mira, Messi i ka blerë dyshekët kundër koronavirusit edhe për familjarët e tij, ndërkohë që ka bindur edhe Kun Agueron. Sulmuesi i City gjithashtu po përdor “viruclean”, ndërkohë që me gjasa edhe futbollistë të tjerë do të ndjekin të njëjtin shembull. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!