Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Roma me pronarë të rinj, Friedkin Group nxjerr klubin nga borxhet

schedule14:38 - 7 Gusht, 2020

schedule 14:38 - 7 Gusht, 2020

Tashmë është zyrtare. Klubi i Romës ka pronarët të rinj dhe është Friedkin Group ai që ka marrë tashmë drejtimin e klubit kryeqytetas.

Verdhekuqtë ishin të zhytur në bursën italiane dhe tashmë aksionet e tyre janë blerë për 591 milionë euro, ku aksionerët e rinj do të paguajnë  dhe detyrimet e prapambetura. Ish-pronari i klubit, James Pallota, kërkonte që milionat të kalojnë deri në fundin e këtij muaji, por tashmë ato janë paguar nga pronarët e rinj.

Kjo do të thotë se klubi romak nuk do të jetë më në bursë dhe ka qenë vetë Friedkin Group i cili ka konfirmuar se do të paguajë çdo borxh që klubi kishte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!