Olsi Çekiçi 44-vjeç me probleme të shëndetit mendor ka qëlluar me thikë për vdekje nënën e tij. Gjithashtu ka goditur edhe të vëllain i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Ngjarja ka marra përmasa tronditëse pasi është mësuar se 44-vjeçari e ka copëtuar trupin e nënës së tij Firdes Çekiçi, ndërsa koka është gjetur në oborr.
Lexo edhe: Ngjarja makabre në Pogradec, 44-vjeçari masakroi me thikë nënën e tij
Disa nga fqinjët thanë për gazetaren Ledjona Xheladinaj se autori është babai i një vajze dhe se është i divorcuar. Po ashtu sipas informacioneve bëhet me dije se Olsi Çekiçi është një person problematik, ndërsa janë shprehur të frikësuar sepse pavarësisht se ndalohej nga policia lirohej pas ca kohësh.
Banorët apeluan ndaj policisë dhe mjekëve që të marrin masa dhe të tregohen të kujdesshëm pasi një ngjarje e tillë ka tronditur gjithë zonën.
Viktima Firdes Çekiçi tregojnë ata, ishte një grua e përsosur dhe shprehen se janë të tronditur nga kjo situatë.
“E kemi komshi, ishte problematik. Tre herë ka shkuar në Elbasan e kanë nxjerrë. Edhe policia e ka nxjerrë. Nënën e kishin shumë të mirë. Kishin grindje familjare”, shprehet një nga fqinjët.
Një tjetër nga fqinjët tha se 44-vjeçari njihej si person problematik.
“Nuk kishte nënë më të mirë. Familje e mirë. Ishte i divorcuar dhe kishte një vajzë. Më tronditëse se kaq nuk ka ku të shkojë, të therësh nënën, nuk ka krim më të madh. Përgjegjësi duhet të mbajë mjeku që e ka nxjerrë. Ai ishte njeri problematik”, shprehet një tjetër qytetar./abcnews.al/