Chelsea siguroi shërbimet e Timo Werner dhe Hakim Ziyech, teksa është pranë akordit me Kai Havertz. Frank Lampard do të ketë një sulm fantastik për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit po punojnë për t’i dhuruar një mbrojtës cilësor.
I preferuari është Jose Gimenez, uruguaiani i Atletico Madrid. Mediat angleze raportojnë se “Blutë e Londrës” kanë ofruar 65 milion euro për kartonin e 25-vjeçarit, por klubi spanjoll e ka refuzuar ofertën e majme.
Diego Simeone e cilëson lojtarin si “murin” e ekipit të tij dhe nuk ka ndërmend ta lërë të lirë. Gimenez luan me “Colchoneros” prej vitit 2013, është një nga pikat më të forta të ekipit dhe ka një kontratë deri në verën e vitit 2023 me klubin kryeqytetas. /abcnews.al