James Pallota ka vendosur ta shesë Romën dhe tani ka një marrëveshje zyrtare, që është komunikuar edhe nga vetë klubi italian. Tashmë pronësinë e ka marrë Friedkin Group, që do të jetë aksioneri kontrollues i Romës me 86.6 për qind të aksioneve.
I gjithë transaksioni bërë kap shifrën e 591 milion eurove dhe duhet bërë deri në fund të muajit gusht. Marrëveshja është nënshkruar dhe deri me 17 gusht pronarët aktualë duhet të derdhin një pjesë të parave, ndërsa deri në fund të gushtit shumën e plotë.
Official statement regarding the ownership of AS Roma.
Full story ➡️ https://t.co/klCQq76tbB pic.twitter.com/F15rSXTdt1
— AS Roma English (@ASRomaEN) August 6, 2020
Nëse nuk ndodh, atëherë marrëveshja prishet. Gjasat që kjo të ndodhë janë të pakta, ndaj pritet që Roma të ketë një president të ri dhe ai do të jetë Dan Friedkin, CEO i Friedkin Group. /abcnews.al