Kompania amerikane Novavax ka publikuar rezultatet e studimit që tregojnë se vaksina e saj kundër koronavirusit është e sigurt dhe krijon imunitet. Sipas medieve të huaja, rezultatet e vaksinës kanë ardhur pas përfundimit të fazës së parë të testimit ku morën pjesë 131 vullnetarë.
Pas marrjes së dy dozave të vaksinës, pjesëmarrësit zhvilluan antitrupa neutralizues në nivele 4 herë më të larta sesa antitrupat që zhvillohen nga personat e shëruar nga COVID-19. Vaksina shkaktoi gjithashtu reagim të qelizës T te 16 vullnetarë, sipas raportit.
“Ky është një lajm i mirë dhe inkurajues”, tha kreu i Novavax, Gregory Glenn.
Numri i të prekurve globalisht nga koronavirusi u rrit në 18.6 milionë dhe deri më tani janë raportuar 702 mijë viktima./abcnews.al