Shpërthimi në Beirut shkaktoi qindra viktima dhe mijëra të plagosur.
Presidentit libanez Michel Aoun u shpreh se shkak i shpërthimit dyshohet të jenë bërë 2,750 ton nitrat amoniumi të vendosura në një depo.
Shpërthimi ka ndodhur në një situatë ku Libani po kalonte një krizë ekonomike, shkruajnë mediat e huaja.
Personat të cilët arritën ti mbijetojnë kësaj ngjarje me pasoja katastrofike e kanë krahasuar me shpërthime të bombave, në të kaluarën.
Sakaq kryeministri e shpalli të mërkurën ditë zie kombëtare. Ndërkohë për këtë ngjarje oficerët e autoritet të portit janë vendosur në arrest shtëpie.