Shkon në mbi 500 mijë numri i të infektuarve në Florida, 600 të shtruar në spitale brenda ditës

schedule21:30 - 5 Gusht, 2020

schedule 21:30 - 5 Gusht, 2020

Florida numëron tashmë 500 mijë raste me koronavirus. Vendi po regjistron po ashtu shifra rekord sa i përket shtrimeve në spital.

Vetëm gjatë një dite në spitale mund të pranohen më shumë se 600 persona.

Edhe pse numri ditor i të infektuarve në vend ka qenë nën 10,000 për të 11 ditë rresht, zyrtarët në Florida raportuan se 5,409 rastet e regjistruara të mërkurën e çuan totalin e të infektuarve në vend në 500,000.

Para Florida-s qëndron Kalifornia ku numëron më shumë se 519,000 raste me Covid-19.

Sipas Departamentit të Shëndetit në Florida, brenda 24 orëve vendi regjistroi 225 vdekje të reja, duke e çuar në 7,627 totalin e viktimave.

Mesatarja javore e vdekjeve në Florida është tani 185 njerëz në ditë, shkalla më e madhe e regjistruar deri më tani. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!