Partizani B dhe Devolli u ndeshen ditën e sotme mes tyre në “Elbasan Arena” në sfidën e “play-out” për Kategorinë e Parë. Plot gjashtë gola prodhuan 90 minutat, teksa “Demat” shënuan një tjetër gol në shtesa, duke fituar 4-3 dhe duke u ngjitur në të Parën.
https://streamable.com/ouxvix
Trajneri Dritan Mehmeti aktivizoi disa lojtarë të ekipit të parë: si Jurgen Bardhi, Esat Mala, Enea Bitri dhe Aldo Teqja. Llanaj dhe Bardhi gjetën shumë shpejt rrugën e rrjetës dhe Partizani B e pa vetën në avantazh të dyfishtë që në minutën e shtatë.
https://streamable.com/qdvcw0
Juglindorët nuk u demoralizuan dhe shkurtuan rezultatin në minutën e 21-të me anë të Peres. Pjesa e parë nuk prodhoi më gola, teksa Devolli përmbysi gjithçka brenda pesë minutave. Paulo Ivani barazoi ndeshjen pas një ore lojë, teksa Demollari i dhuroi avantazhin ekipit të tij në minutën e 66-të.
https://streamable.com/p07mvz
U duk se djemtë e Festim Fetollarit e siguruan fitoren, por Eneo Bitri realizoi me kokë dhe riktheu baraspeshën tetë minuta përpara fundit të ndeshjes. Ndeshja shkoi në shtesa dhe Llanaj gjeti golin e suksesit final në minutën e 113-të për ekipin kryeqytetas, që sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e së Parës. /abcnews.al
Dueli “play-out” i Kategoria së Parë
Devolli-Partizani 3-4
(Pere (pen) 21′, Ivani 61′, Demollari 65′ / Llanaj 2′, 113′, Bardhi 7′, Bitri 82′)
https://streamable.com/33zkmk