Këto pamje që të lënë pa fjalë tregojnë shkallët e shkatërrimit që la pas shpërthimi i fuqishëm në Beirut.
Si pasojë shpërthimit, të paktën 100 persona kanë ndërruar jetë, mijëra të tjerë janë plagosur e të 300,000 persona janë tashmë pa një çati mbi kokë.
Skuadrat e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës derisa u gdhi e mërkurë duke kërkuar për të mbijetuar pasi shpërthimi katastrofik “shfarosi” lagje të tëra në kryeqytetin libanez. Shkalla e shkatërrimit ishte aq e lartë sa dukej sikur Beirut-i ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm ndërsa zjarri vijonte të ishte ende aktiv këtë mëngjes.
Spitalet rreth e qark qytetit të shkatërruar u tejmbushën me pacientë, ndërsa mjekët punuan në kushte aspak të pazakonta si pasojë e mungesës së elektricitetet apo shkatërrimit të godinave.
Teksa fliste për gazetarët, guvernatori i qytetit nuk mundi t’i mbante lotët. “Beirut është tashmë një qytet i shkatërruar,” tha ai.
Rrugët e qytetit të mërkurën në mëngjes ishin të mbushura me xhama teksa të gjitha ndërtesat janë shkatërruar ose kanë mbetur pa çati ose ballkone ndërsa njerëzit ecnin të terrorizuar dhe duke qarë ndërsa shihnin gërmadhat përreth tyre.
Kryeministri Hassan Diab u zotua se përgjegjësit do ta “paguajnë çmimin” ndërsa deklaroi gjendje të jashtëzakonshme dy-javore për të menaxhuar krizën. /abcnews.al/