Tjetër largim nga Vllaznia, ndërpritet bashkëpunimi me sulmuesin latin

schedule18:37 - 4 Gusht, 2020

schedule 18:37 - 4 Gusht, 2020

Kohë largimesh te Vllaznia. Pas brazilianit Hygor, i cili i dha fund aventurës me klubin shkodran, një tjetër lojtar i huaj është larguar. Ai është Silvio Rodrigues Pereira Junior, sulmuesi 26-vjeçar, i cili provoi të veshë dy herë fanellën kuqeblu në dy sezonet e fundit.

Klubi verior dhe lojtari brazilian, kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit. Silvio shënoi 11 gola sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë, ndërsa këtë sezon e gjeti 4 herë rrugën e rrjetës në Superiore dhe 2 herë në Kupën e Shqipërisë.

Vllaznia e falënderon futbollistin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme, teksa nuk mungojnë falënderimet për aventurën e kaluar në Shkodër edhe nga vetë lojtari. /abcnews.al