Sulmuesi i Borussia Dortmund, Jadon Sancho, është shumë pranë transferimit tek Manchester United. Sipas raportimit të “Sky Sports”, lojtari i kombëtares angleze ka gjetur akordin me klubin anglez dhe tashmë gjithçka varet nga Dortmundi.
Drejtuesit gjermanë kërkojnë plot 120 milionë euro për kartonin e tij, shifër kjo që konsiderohet shumë e lartë nga anglezët në një periudhë krize nga Coronavirusi. Ata janë gati të paguajnë fillimisht 100 milionë euro për të dhe më pas pjesën tjetër.
Mbetet për tu parë nëse Sanchon do ta shikojmë në Premier League sezonin tjetër, ku kujtojmë që merkatoja e verës në ishullin britanik mbyllet në 5 tetor. 20-vjeçari shkëlqeu këtë sezon në Bundesliga, ku shënoi 17 gola dhe dhuroi 17 asiste për shokët e skuadrës në 32 ndeshje me fanellën e Dortmundit. /abcnews.al