Shkollat dhe kolegjet në të gjithë vendin duhet të rihapen në SHBA, tha të hënën Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.
Ka dy arsye madhore që shkollat duhet të rihapen pohoi ai. Studentët kanë nevojë për përfitime psikologjike, të cilën e fitojnë duke shkuar në shkollë dhe kështu prindërit mund të “përshtatin orarin e tyre të punës”, raporton CNN.
“Synimi kryesor duhet të jetë gjithmonë siguria, shëndeti i mirëqenies së fëmijëve, tha ai.
Në kampuse, Fauci tha se testimi do të jetë çelësi i rihapjes. Planet duhet të përfshijnë testimin e njerëzve përpara se të arrijnë në kampus, kur të arrijnë dhe të karantinohen për 14 ditë. “Nëse çdo shkon siç duhet, nuk do të ketë rrezik, por përsëri duhet të kemi kujdes për studentët që vijnë nga jashtë Amerikës”, tha ai.
“Unë mendoj se nëse ata zbatojnë udhëzimet që u jepen, besoj se çdo gjë shkoj në rregull”, tha Fauci.
Më shumë se 4.7 milionë amerikanë janë infektuar me COVID-19, dhe më shumë se 155 mijë kanë vdekur, sipas të dhënave të Johns Hopkins. /abcnews.al