Artistet shqiptare me famë botërore po zhvillojnë një karrierë të suksesshme dhe këtë e kanë treguar shpeshherë. Vajzat shqiptare kanë arritur të thyejnë rekorde muzikore, duke lënë pas dhe emra të njohur të industrisë muzikore ndërkombëtare.
Së fundmi, një tjetër sukses kanë shënuar Dua Lipa dhe Ava Max. “Spotify” ka publikuar listën e 10 artistëve femra më të klikuara në këtë platformë, dhe në mesin e tyre janë edhe dy këngëtaret shqiptare.
Dua Lipa ka arritur të renditet në vendin e tretë, me gjithsej 14 milionë dëgjime, duke lënë pas emra të njohur si Ariana Grande, Beyonce, Lady Gaga, Nicki Minaj dhe Rihannën. Ndërsa Ava Max është pozicionuar në vendin e fundit, duke arritur më shumë se 6 milion dëgjime.
Kujtojmë që Dua Lipa pak ditë më parë solli projektin më të fundit të titulluar “Un Dia” në bashkëpunim me J Balvin dhe Bad Bunny, ndërsa që Ava Max lançoi “Who’s Laughing Now”. Ndërkohë, Ava ka bërë gjithashtu me dije se do të publikojë dhe albumin “Heaven & Hell” me 18 shtator. /abcnews.al/