OSHEE kap “hajdutët”/ Në pranga 10 abonentë për vjedhjen e energjisë

schedule10:33 - 27 Prill, 2018

schedule 10:33 - 27 Prill, 2018

Janë kapur në flagrancë 10 shtetas që vidhnin energjinë elektrike në zonën e Kamzës dhe Don Boskos. Njoftimin e ka shpërndarë Operatori i Energjisë Elektrike sipas të cilit mësohet se 3 shtetas konsumonin energjinë pa patur kontratë me OSHEE-n, 3 të tjerë furnizoheshin me lidhje të paligjshme (pas ndërprerjes si debitorë), dhe 4 të tjerët kishin ndërhyrë në matës duke manipuluar të dhënat. Të 10 shtetasit, kryesisht nga Kamza, në bazë të provave materiale dhe filmike, janë proceduar penalisht dhe shoqëruar në komisariatet përkatëse të Policisë së Shtetit për hetime të mëtejshme nga prokuroria.

Njoftimi i plotë

Pranga 10 abonenteve, pas denoncimit të OSHEE Tiranë për vjedhje të energjisë

Njësia Task Forcë e OSHEE Tiranë zhvilloi ditët e fundit disa kontrolle të imtësishme bazuar mbi informacione te marra ne rruge operative, mbi abonentët që vidhnin energjinë elektrike.

Aksioni u krye në zonen e Kamzës dhe Don Boskos, ku u kapën në flagerancë 10 shtetas në kundërshtim me ligjin dhe kodin penal.

Nga procerverbalet e plotësuara, në prani të oficerit të policisë gjyqësore, mësohet se 3 shtetas konsumonin emergjinë pa patur kontratë me OSHEE (pra, vjedhje e hapur), 3 të tjerë furnizoheshin me lidhje të paligjshme (pas ndërprerjes si debitorë), dhe 4 të tjerët kishin ndërhyrë në matës duke manipuluar të dhënat (ulje e konsumit).

Shtetasit: Muhamet A., Halim A., Marash M., Emazije H., Xhelal L., Rakip T., Shpëtim H., Franc R., Bashkim T., Zenepe G.

Të 10 shtetasit, kryesisht nga Kamza, në bazë të provave materiale dhe filmike, janë proceduar penalisht dhe shoqëruar në komisariatet përkatëse të Policisë së Shtetit për hetime të mëtejshme nga prokuroria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!