Eli Fara është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, e cila ka spikatur gjithmonë për bukurinë e saj. Ndonëse i ka kaluar të 50-tat, këngëtarja ka tërhequr vëmendjen për pamjen e saj, pasi gjithmonë është shfaqur tepër e kuruar.
Eli po shijon disa ditë pushime me të bijën, Marinën e cila ka ndarë me ndjekësit momente edhe në rrjete sociale. Marina ka publikuar disa foto me të ëmën, ku shfaqen të dyja të veshura me bikini. Duket se këngëtarja nuk njeh moshë, pasi edhe ajo duket më në formë se kurrë.
Përsa i përket projekteve muzikore, Eli Farën nuk e kemi parë prej kohësh aktive, megjithatë nuk dihet nëse do të sjellë diçka të re këtë verë. /abcnews.al/