Çagatay Ulusoy është një ndër aktorët turk më të pëlqyer të momentit në të gjithë botën. Nuk kishte se si të bënte përjashtim Shqipëria. Ai u bë i njohur në vendin tonë përmes rolit të Sarp në serialin “I infiltruari”, ku edhe fitoi një simpati shumë të madhe nga publiku femëror.
Së fundmi, aktorit turk i është kushtuar një artikull lidhur me jetën e tij.Gazetari Mutlu Hesapçi ka botuar një artikull në lidhje me “Sarpin”, teksa ndër të tjera tregon se jeta e Çagatay ka ndryshuar brenda një nate falë një producenti.
‘Kjo është historia e një të riut jeta e të cilit ndryshoi brenda një nate. Nëse producenti nuk do ta kishte parë atë natën në konkursin për modelim jeta e tij do të ishte shumë ndryshe. Ai luajti në serinë e tij të parë pa pasur asnjë ide për aktrimin. Ai vazhdoi të studionte për aktrim ndërsa vazhdonte të merrte pjesë në shfaqje televizive. Nga një model ai u bë aktor që studio jo vetëm në Turqi por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai dëshmoi se ishte jo vetëm një aktor i shkëlqyeshëm, por edhe një këngëtar i mrekullueshëm, edhe pse nuk do të ndoqi një karrierë muzikore. Gagatay e di plotësisht mirë vlerën e parave që ka fituar, sepse ai nuk është rritur në pasuri, dhe është shumë i mirë në administrimin e tyre, duke preferuar të jetojë në mënyrë modeste, por pa i mohuar vetes asgjë’, shkruan gazetari për “Sarpin”./abcnews.al