Koordinatori i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, në ku
Në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, koordinatori i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni ndodhet në SHBA.
Mëngjesin e kësaj të hëne Hyseni ka bërë me dije se do të zhvillojë të gjithë takimet e planifikuara.
Hyseni pritet të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer.
Më 24 korrik, Hyseni në Bruksel kishte takuar Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi të Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, me të cilin kishte biseduar rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Gjithashtu Hyseni përpara këtij udhëtimi ka takuar edhe Enver Hoxhajn e PDK-së dhe Fatmir Limajn, në kërkim të një uniteti sa i përket procesit të dialogut./abcnews.al