Banorë të Orikumit dhe të lagjes “Kushtrim” u futën brenda në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Vlorë. Për të qetësuar situatën ndërhyri policia bashkiake.
Hynë me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak derisa ajo u pezullua. Banorët e Orikumit në Vlorë kërkonin drita dhe ujë.
“Ne kemi ardhur këtu për të senzibilizuar këshilltarët sepse mesa duket nuk i njohin problemet tona ose nuk duan t’i njohin. Dua të them që Orikumi është duke pritur një sezon turistik totalisht i braktisur”.
Bashkë me ta ishin futur edhe banorë të lagjes “Kushtrimi”. Ata duan dëmshpërblimin për shtëpitë që iu prekën nga rruga lidhëse e autostradës me transballkaniken. Janë 28 familje që nuk kanë marrë paratë.
“Ka katër muaj, që nga Janari-Prill që ne nuk po marrim.”
Pati debate të ashpra deri në pezullimin e mbledhjes. Në sallë u futën edhe punonjës të Policisë Bashkiake për të qetësuar situatën. Kurse këshilltarët e djathtë mbështetën protestuesit dhe kërkuan që kërkesat e tyre të futeshin në rend dite. Refuzimi i socialistëve i detyroi të braktisin sallën./abcnews.al