Arrestohen dy zyrtarë të Shërbimeve të Transportit Rrugor

schedule10:42 - 26 Prill, 2018

schedule 10:42 - 26 Prill, 2018

Policia e Korçës ka arrestuar dy kontrollorë fizik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për korrupsion.

Në prangat e policisë kanë rëndë Fredi Gogo, 64 vjeç dhe Daniel Xhemo, 52 vjeç.

Në njoftimin e policisë thuhet se, “arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë duke marrë shuma lekësh nga persona të ndryshëm, për të favorizuar regjistrimin e mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë, ku ndryshonin vitin e prodhimit të automjeteve me qëllim shmangien e taksave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme./abcnews.al