Finalja e Kupës me tifozë? FSHF ka një propozim: Të marrim shembull nga Franca

schedule12:58 - 1 Gusht, 2020

schedule 12:58 - 1 Gusht, 2020

Nesër (2 gusht) luhet finalja e Kupës së Shqipërisë. Tirana dhe Teuta do të luftojnë për të fituar trofeun, në sfidën që nis në orën 20:00 në “Air Albania”. FSHF ka një kërkesë për autoritetet shtetërore në lidhje me rikthimin gradual të tifozëve në stadiume, duke filluar nga kjo finale.

Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin AirAlbania. FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.

Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit, kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës“, lexohet në komunikatën e FSHF-së. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!