Shpesh herë personat e famshëm, si këngëtarë, futbollistë apo aktorë të ndryshëm, janë akuzuar për përdorim të “Photoshop” në fotot e tyre. I fundit që i është bashkuar këtij grupi është ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand.
Anglezi postoi një foto në “ Instagram”, duke pirë verë dhe duket qartë se është në një formë të shkëlqyer. Megjithatë, nuk është i këtij mendimi ish-shoku i tij i ekipit tek “Djajtë e Kuq”, Rafael. Ish-mbrojtësi anësor komentoi në foton e Rios dukë shkruar: “Vëlla, mjaft e përdore “Photoshop” për krahët e tua”.
https://www.instagram.com/p/CDR2o3nj5dJ/?utm_source=ig_web_copy_link
Humori i brazilianit ende nuk ka marrë një përgjigje nga ish-qendërmbrojtësi, të cilit me shumë mundësi nuk do t’i pëlqejë shumë. Kujtojmë që dyshja kanë luajtur për gjashtë sezone së bashku në “Old Trafford”, deri në vitin 2014, kur u largua Rio Ferdinand. /abcnews.al