Klevis Hasanbelli u largua nga Laçi gushtin e vitit të kaluar dhe vazhdoi karrierën tek Egnatia në Kategorinë e Parë.
Portieri 23-vjeçar ka zhvilluar një sezon shumë pozitiv dhe drejtuesit e klubit nga Rrogozhina i kanë dhuruar një kontratë 3-vjeçare.
Akordi është arritur dhe “gardiani” lushnjar do të vijojë të jetë pjesë e Egnatias deri në verën e vitit 2023.
“Klevis Hasanbelli ka rinovuar me Egnatian për 3 vitet e ardhshme duke besuar tek projekti i ri. 23-vjeçari ka zhvilluar paraqitje të mira ketë sezon duke bindur drejtuesit të zgjasin bashkëpunimin për 3 vite“, shkruan klubi i Kategorisë së Parë në “Instagram”. /abcnews.al