Rreperi, Lyrical Son në një intervistë për emisionin “Friendzone”, ka folur rreth projekteve të fundit dhe atyre që priten të dalin në vazhdim.
Në fjalën e tij ai ka theksuar se gjatë karantinës kanë punuar projekte të reja, të cilat pritet të dalin por nuk tregoi asgjë konkrete pasi dihet që projektet e tyre vijnë surprizë për publikun.
I pyetur se kur do të këtë një këngë solo nga Lyrical Son, ai është shprehur se ndihet i pa kompletuar pa Mc Kreshën.
Ai gjithashtu ka treguar mbështetjen e tij për artistët dhe trendet e reja që po futen në tregun muzikor./abcnews.al