Jo vetëm Ferran Torres, Manchester City përforcon mbrojtjen me një “tulipan”

schedule17:41 - 30 Korrik, 2020

schedule 17:41 - 30 Korrik, 2020

Lojtarët e Manchester City janë përqendruar te ndeshja kundër Real Madrid në Champions League (7 gusht), ndërsa drejtuesit po merren me merkaton. Dje u zyrtarizua blerja e Ferran Torres nga Valencia. 37 milion euro (25+12 bonuse) do të përfitojë klubi spanjoll, teksa 20-vjeçari i krahut të djathtë të sulmit, është gati të nisë aventurën e re në karrierë.

Por jo vetëm Torres. Mediat angleze raportojnë një tjetër goditje të “Cityzens”. Ai është Nathan Ake, mbrojtësi holandez i Bournemouth. 45 milion euro do të paguajë City për kartonin e 25-vjeçarit, i cili aktivizohet si qendërmbrojtës, mbrojtës i majtë dhe shkatërrues.

 

Nathan Ake

11 ndeshje dhe një gol ka shënuar me kombëtaren e Holandës dhe ardhja e tij do të rregullojë shumë gjëra në prapavijën e ekipit të Pep Guardiolës, sigurisht reparti më problematik dhe që ka nevojë për përforcime. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!