Seanca e fundit në Kuvend, nis votimi i ndryshimeve kushtetuese

schedule10:37 - 30 Korrik, 2020

schedule 10:37 - 30 Korrik, 2020

Kuvendi ka nisur punimet ditën e sotme ndërsa kjo është seanca e fundit parlamentare për këtë sesion, e cila do të mbyllet me kalimin e ndryshimeve Kushtetuese. Sakaq ka nisur edhe votimi i ndryshimeve kushtetuese.

Në kuadër të masave kundër COVID-19 në seancën e sotme plenare është duke u votuar me fletë votimi.

Opozita e Bashkuar përcolli një deklaratë ku dënon braktisjen e dialogut në Këshillin Politik nga Partia Socialiste gjatë mbledhjes së djeshme.

Po ashtu Opozita e Bashkuar ka theksuar se asnjë akt i njëanshëm nuk është i detyrueshëm për Opozitën dhe aq më pak për qytetarët.

https://www.youtube.com/watch?v=vMYBgmWCvsY

PD nënvizon se ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërrojnë konsensusin, thyejnë dhe zhbëjnë marrëveshjet e 5 Qershorit dhe të 14 Janarit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjellin pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin evropian të vendit./abcnews.al