Kukësi e mbylli kampionatin me fitoren 2-5 në Gjirokastër dhe nuk shkoi më shumë se vendi i dytë. Verilindrët do të tentojnë titullin kampion sezonin e ardhshëm dhe puna e drejtuesve është përqendruar te pankina.
Sipas raportimeve të Supersport, kreu i klubit kuksian, Safet Gjici, po negocion prej ditësh me Skënder Gegën, trajnerin që riktheu sezonin e kaluar Partizanin te titulli pas plot 26 viteve.
Tropojani ka qenë edhe më parë afër marrjes së drejtimit të verilindorëve, teksa kjo duket si momenti i duhur për të arritur një akord përfundimtar.
Bisedimet janë në fazë të avancuar dhe gjetja e marrëveshjes nuk do të jetë aspak probleme këtë radhë. Kukësi është një nga ekipet e kualifikuara në Europa League dhe Gega pritet të marrë shumë shpejt drejtimin e ekipit. /abcnews.al